AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 21:14

Referendumi në Maqedoni/ Kryeparlamentari Talant Xhaferi: Nuk votova dot, se nuk gjeta emrin në listë

Referendumi në Maqedoni/ Kryeparlamentari Talant Xhaferi: Nuk votova dot,
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se nuk arriti të votonte sot pasi nuk gjeti emrin në listën e qendrës ku ka votuar zakonisht.

“Është e vërtetë që nuk kam pasur mundësinë të votoj në vend votimin tim të zakonshëm 0502 në Forinë të Gostivarit, për shkakun se emri im nuk ishte në Listën Zgjedhore”, ka thënë Kryeparlamentari Xhaferi në deklaratën për shtyp pas mbylljes së kutive të votimit. Gjithsesi ai shton se shpreson të jetë rast i izoluar.

“Gjithsesi gjëja e vetme që mundë të them është që shpresoj që të jetë rast i izoluar. Vota është e barabartë për të gjithë, si për mua, ashtu edhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Xhaferi.

“I përgëzoj qytetarët e Maqedonisë dhe institucionet. Kjo ditë është e rëndësishme. Vullneti i qytetarëve do të duhet të respektohet dhe sipas tij të vendoset edhe në institucione. Me këtë qytetarët dëshmuan se qytetarët treguan se i përkasin familjes së madhe evropiane. Qytetarët sot i vendosën themelet e Maqedonisë së së ardhmes”, u shpreh Xhaferi në një deklaratë pas mbylljes së votimit.