SPORT, 24 Dhjetor 2020, 20:15

FOTO/ Të gjithë bashkë poshtë pemës, familja Ronaldo feston Krishtlindjet

FOTO/ Të gjithë bashkë poshtë pemës, familja Ronaldo
E sotmja dhe e nesërmja janë ditë shumë të gazuara për besimtarët e krishterë nga e gjithë bota sepse janë Krishtlindjet. Padyshim festë ka edhe në familjen e madhe tashmë të Cristiano Ronaldos. Para pak minutash ylli i Juventusit dhe Portugalisë ka postuar një foto, ku uron të gjithë ndjekësit e tij festën më të madhe të vitit. Ai shfaqet në foto poshtë pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri bashkë me partneren e tij, Georgina, djalin e madh, dy binjakët dhe vajzën, teksa me veshjen e tyre sjellin bukur atmosferën e festave.