AKTUALITET, 28 Korrik 2018, 16:51

Sekuestrohen 412 kg drogë dhe një gomone në Vlorë

Sekuestrohen 412 kg drogë dhe një gomone në Vlorë

Një sasi e madhe droge është sekuestruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se janë gjetur e sekuestruar 412 kilogramë kanabis sativa.

Droga është kapur në bregun e Vjosës dhe ishte bërë gati për tu trafikuar. Policia ka sekuestruar  1 gomone dhe një sasi prej 60 litrash karburant. Për drogën nuk është vënë asnjë njeri në pranga.