TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurori Adnan Xhelili, nuk do jetë më pjesë e Prokurorisë së Tiranës. Ky ka qenë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku e ka gjetur në shkelje hetuesin dhe për këtë ka vendosur që ta shkarkojë nga detyra.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, Xhelili sipas KPK ka probleme me pasurinë për shkak të banesave të tij që nuk i justifikoi dot. Procesi i Vetting-ut për Xhelilin krye nga trupa e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Brunilda Bekteshi dhe vëzhgues ndërkombëtar ishte Theo Jacobs.
Xhelili në seancën dëgjimore shpjegoi se gjatë muajve të fundit kishte pasur probleme shëndetësore dhe se për këtë arsye nuk kishte mundur të dërgonte prova apo shpjegime në kohë.
Po nga ana e relatores së Firdes Shuli u theksua se hetimi administrativ për prokurorin Xhelili ishte përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë. Ajo shtoi se nëse do të arrihej të kundërshtoheshin me prova gjetjet e Komisionit për pasurinë, atëherë do të mund të riçelej hetimi edhe për dy kriteret e tjera.
Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.
Gjatë gjithë seancë dëgjimore, prokurori Xhelili dhe komisionerët e KPK-së patën debate, por në fund Xhelili tha se ishte i ndërgjegjshëm për problemet, por theksoi çdo gjë e kishte fituar me ndershmëri.
Sot KPK duke parë problemet në pasurinë e hetuesit ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra