AKTUALITET, 11 Shkurt 2020, 23:14

Kompania e shpërbleu me pushime në mal, shqiptari vdes duke drejtuar motorin e dëborës

Kompania e shpërbleu me pushime në mal, shqiptari vdes duke drejtuar

Flamur Krasniqi ishte zgjedhur si punëtori më i mirë i filialit, nga firma e njohur zvicerane AMAG, filiali në Lugano,

Si shpërblim, së bashku me disa kolegë, firma u kishte siguruar një darkë në një vendpushim në Itali, në Bergamo, përfshirë edhe drejtimin e motorrit të borës, shkruan blick.ch.

Dhe ky shpërblim rezultoi fatal për Flamurin 40-vjeçar nga Breganzona, Kantoni Tiçino.

Ai së bashku me dy kolegë të tij kanë dalë të ngasin motorrin e borës në orët e natës.

Flamuri kishte qenë pa helmetë, transmeton albinfo.ch.

Në një moment ai ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është katapultuar në rrugën e mbuluar me akull.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i përmenduri ka vdekur në vendin e aksidentit.

Karabinierët e ardhur kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e 40-vjeçarit me prejardhje nga Kosova.

Flamuri ka lënë pas vetes gruan Jessica Poncia dhe dy djemtë: Nathanin dhe Leonin, njëri 7 vjeç dhe tjetri 18 muajsh.