AKTUALITET, 11 Shkurt 2020, 23:34

“Me antiplumb në valixhe”, Paloka tregon pse Rama hipi në “Lincoln”-in e blinduar: Kur futesh në pisllëqe detyrohesh...

“Me antiplumb në valixhe”, Paloka tregon pse Rama hipi në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se kryeministri Edi Rama është përfshirë në pisllëqe bashkë me të vëllanë, Olsi Ramën dhe se pikërisht kjo gjë ka qenë ajo që i ka ‘detyruar’ të marrin një mjet të blinduar si “Lincoln”, me të cilin Rama u largua nga kryesia e Partisë Soicaliste pas arrestimit të Vladimir Gjutës. I ftuar në emisionin “Tempora”, Paloka tha se është e vërtetë ajo që publikoi, Gazmend Bardhi, i cili në një status shkruante se makina me të cilën Rama u largua nga kryesia e PS-së, është e vëllait të tij Olsit.

Pjesë nga biseda në studio

Edi Paloka: Kemi bërë verifikimet e duhura dhe rezultati është ai që ka dhënë Bardhi. Një skandal brenda skandalit që kryeministri merr një makinë private të blinduar  në momentin kur ka ngritur gjithë këtë furtunë dhe po bllokon në rrugë njerëz të pafajshëm vetëm se i mbushet mendja një polici se ka një makinë të shtrenjtë.

Sonila Meço: Çështja është pse vëllai i kryeministri ka nevojë për makinë të blinduar.

Edi Paloka: E kemi thënë dhe këtë, kur futesh në pisllëqe detyrohesh të bredhësh me makina të blinduara. Ka dhe bodigardë vëllai i kryeministrit.

Sonila Meço: Kjo është shqetësuese.

Edi Paloka: Ti shih kryeministrin që bredh me 200 bodigarde, mbajnë antiplumb në valixhe.

Më tej, Paloka u shpreh se Rama u kthen favoret kriminelëve që e kanë ndihmuar në zgjedhje duke folur vetë me ‘kapobandat’ për t’i joshur ose për t’i bërë presion.

Rama u ka kërkuar favore në zgjedhje kriminelëve, tani është i detyruar tu kthejë favoret. Si do ua kthej favoret? Unë kam prova konkrete. Rama vepron me dy mënyra, edhe ai vetë; kryeministri i vendit i merr në telefon vetë këta kapobandat për t’i joshur dhe kur nuk arrin me mënyra të tjera u bën edhe presion. Me këta që kanë probleme, por që nuk i janë bindur, i kanë futur në burg dhe mbas një muaji i ka shkuar dikush dhe i ka thënë do të nxjerrim nga burgu, por kur të dalësh nesër duhet të punosh për këta. Kryeministri ka hyrë deri te federata. Ka thënë ndikoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino,”– tha Paloka.