AKTUALITET, 11 Shkurt 2020, 22:44

Presidenti Meta në Teatrin Kombëtar jep një mesazh të qartë: Pasuri kulturore e pazëvendësueshme

Presidenti Meta në Teatrin Kombëtar jep një mesazh të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë pjesë aktivitetit “Tirana- një shekull kryeqytet” të organizuar në ambientet e Teatrit Kombëtar, nga shoqata “Tirana Intellectum”, në bashkëpunim me shoqatën “Bashkësia Dibrane”.

Duke përfituar nga ky aktivitet, Presidenti Meta jep një mesazh të qartë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar një pasuri kulturore të pazëvendësueshme të kryeqytetit dhe kombit.

“Nga ambientet e Teatrit tonë Kombëtar, kësaj pasurie kulturore të pazëvendësueshme të jetës shpirtërore të kryeqytetit dhe mbarë kombit tonë, pata sot kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj qytetarëve të Tiranës dhe mbarë shqiptarëve:

GËZUAR 100-VJETORIN E SHPALLJES SË TIRANËS, KRYEQYTET I SHQIPTARISË! ??

Në këtë përvjetor të shënuar, nga buqeta e spikatur e bijve dhe bijave të shquara të Tiranës, atdhetarëve dhe intelektualëve të saj të pashoq, vendosa të vlerësoj kryetarin e parë të Bashkisë, Ismail Ndroqin, rilindasin e shquar Said Sermedin Toptani, humanisten e njohur Hatixhe Skënderi, këngëtaren simbol të këngës tiranase Hafsa Zyberi, atdhetarin dhe mësuesin e shquar Ethem Tabaku, si dhe studiuesin e historianin e njohur, Gazmend Bakiu.

Tirana është modeli që udhëheq shqiptarët drejt demokracisë, shoqërive perëndimore dhe aleancës euroatlantike”, shkruan Presidenti Meta në rrjetet sociale.