TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditë zie sot në qytetin italian të Machiagodenas për vdekjen e 20-vjeçarit shqiptar Tomas Hoti, i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 31 janar dhe ndërroi jetë disa ditë më pas. Aksidenti i rëndë ndodhi në Autostradën Shtetërore 17, midis San Massimo dhe Bojano.
Kryetari i bashkisë së Machiagodenas, Felice Ciccone shpalli ditën e sotme disa orë heshtje zie, në respekt të ndjenjave të komunitetit.
Tomas, i lindur në Molise nga prindër shqiptarë prej 22 vitesh rezidentë në Machiagodena, udhëtonte me makinën e tij, kur për shkaqe ende në hetim nga karabinierët e Bojanos, është përplasur me një furgon, i cili drejtohej nga një 39-vjeçar nga provinca e Campobasso. 20-vjeçari në kushte shumë të rëndë u shtrua në spitalin “Cardarelli”, ku ndërroi jetë pas 6 ditësh. Pas vdekjes prokuroria vendosi të kryejë autopsinë.
Funerali i të riut është zhvilluar sot dhe në ceremoni kanë marrë pjesë qindra qytetarë, të cilët kanë shprehur dhimbjen bashkë me prindërit e të riut.
“Tomas Hoti, me origjinë nga Shqipëria, por rezident në Molise, kishte frekuentuar institutin teknik ‘Mattei’ në Isernia. Ai i donte makinat dhe qentë. Shumë aktiv në rrjetet sociale, ai postonte shumë fotografi në Facebook”, shkruajnë mediat italiane.
Pozicioni i 40-vjeçarit të përfshirë në aksident mund të përkeqësohej, i cili mbrëmjen e aksidentit nuk pranoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Burri aktualisht akuzohet për vrasje, por hetimi nga Karabinierët vazhdon.