AKTUALITET, 11 Shkurt 2020, 21:55

VIDEO/ Mitingu i Veliaj mbushet me fletëpalosje për djaloshin që humbi jetën në Sharrë

‘Drejtësi për Ardit Gjoklaj’. Ka qenë ky mesazhi që të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë lëshuar gjatë aktivitetit për 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet të mbajtur në mbrëmje në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, gjatë momentit që kryetari i Bashkisë po mbante monologun e tij. Ky mesazh i përcjellë nëpërmjet fletëpalosjeve shkon edhe njëherë si akuzë për kryebashkiakun Veliaj, i cili njihet si personi i parë në akuzë për vdekjen tragjike të Gjoklaj në fushëgrumbullimin e mbetjeve urbane në Sharrë.

[video width="640" height="304" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/video-1581453663.mp4"][/video]

[video width="560" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/video-1581453682.mp4"][/video]

[video width="560" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/02/video-1581453696.mp4"][/video]