AKTUALITET, 13 Nëntor 2018, 11:54

Vetingu/ Gjyqtarja e Apelit Vlorë del para KPK

Vetingu/ Gjyqtarja e Apelit Vlorë del para KPK

Gjatë ditës së sotme pritet të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtarja Alma Liçaj. Liçaj, aktualisht kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës do t’i nënshtrohet vettingut.

Trupa gjykuese që do të kryejë procesin e vlerësimit drejtohet nga Xhensila Pine, ndërsa anëtarë janë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Liçaj e ka filluar karrierën e saj si gjyqtare para 18 vitesh. Gjatë kësaj periudhe ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua pak kohë më vonë. TPZ.AL