TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç u paralajmërua dje nga banorët e zonës së ‘Astirit,’ ka nisur sërish ditën e sotme protesta kundër prishjes së banesave.
Qindra banorë kanë dalë në rrugë për të kërkuar nga qeveria “Rama” dhe kryebashkiaku Erion Veliaj të japin dëmshpërblim sipas vlerës reale të pronave në Tiranë.
Mësohet se banorët e zonës së ‘Astirit’, i kanë drejtuar dhe një peticion kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe presidentit Ilir Meta.
Banorët kërkojnë që të mos nxirren në mes të katër rrugëve, pa u dëmshpërblyer dhe dëmshpërblimi të jetë 100% me vlerën e tanishme të tregut. Në mbështetje të protestës kanë shkuar edhe deputetët e grupit parlamentar të LSI së bashku me deputetët e PD. TPZ.AL