AKTUALITET, 29 Prill 2019, 16:17

Vendoset një flamur i madh shqiptar në Kalanë e Ohrit, hiqet më pas nga policia

Vendoset një flamur i madh shqiptar në Kalanë e Ohrit, hiqet

Një flamur i madh shqiptar u vendos në anën lindore të Kalasë së Samuilit në Ohër në të cilën ndodhet flamuri nacional i Maqedonisë së Veriut. Rastin e kanë vërejtur qytetarët të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit, ndërsa fotografitë e bëra tregojnë katër persona të cilët e vendosin flamurin në kala. Në rrjetet sociale doli edhe një fotografi në të cilën shihet se si një person me veshje tradicionale shqiptare valon një flamur në kullën e kalasë. Për rastin është njoftuar policia e cila dërgoi një ekip në vendin e ngjarjes për të zbardhur më shumë. Flamuri u largua prej kalasë nga policia, e cila po heton për të identifikuar 4 personat e përfshirë në ngjarje.