TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ish presidentë të Shteteve të Bashkuara flasin sot në shërbimin e memorialit të ish senatorit të Arizonës John McCain, në Katedralen Kombëtare të Washingtonit.
Presidenti Republikan George W. Bush dhe ai demokrat Barack Obama do ta kujtojnë mikun e tyre në një shërbim që McCain e kishte planifikuar vetë që gjatë periudhës kur ai luftonte me kancerin në tru, raporton VOA. Ndërkohë Presidenti Donald Trump pritet të mos jetë i pranishëm. Ai dhe nuk u pajtuan për një numër çështjesh, duke përfshirë marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
McCain nuk mundi të sigurojë emërimin e partisë së tij republikane në vitin 2000, që e fitoi zoti Bush dhe në vitin 2008 ai i humbi zgjedhjet presidenciale ndaj rivalit të Partisë Demokrate, Barack Obama.
Kortezhi u nis të shtunën nga ndërtesa e Kapitolit, drejt Katedrales Kombëtare, bëri një ndalesë tek Memoriali i Luftës së Vietnamit, ku bashkëshortja e Mc Cain vendosi një kurorë për nder të personave që humbën jetën në këtë luftë.