TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e Mbretërisë së Marokut ka hequr vizat për shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi për qëndrime afatshkurtra, bën me dije Ministria e Jashtme. Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht.
Njoftimi:
Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra
Autoritetet kompetente të Mbretërisë së Marokut kanë vendosur heqjen e kërkesës për vizë për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në Marok për qëndrime afatshkurtra.
Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht 2026.