TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga ora 23:00 deri në 05:00 do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Dy korsitë e aksit kryesor Tiranë-Durrës, në drejtim të Durrësit, do të bllokohen përkohësisht gjatë natës së sotme dhe të nesërme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se kufizimi i qarkullimit do të aplikohet vetëm në fashën orare të sipërpërmendur, në kuadër të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit.
Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që udhëtojnë drejt Durrësit do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës. Këto korsi do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.
Ndërkohë, mjetet që kanë destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesa. Ndërhyrja është pjesë e punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)” dhe do të zbatohet në përputhje me Planin e Menaxhimit të Trafikut.