AKTUALITET, 14 August 2026, 09:58

Operacioni/ Dhunoi fizikisht bashkëshorten e vëllait, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë! Në pranga edhe një tjetër në Mamurras

Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe Kurbin për dhunë fizike e psikologjike.

Një 33-vjeçar nga Lezha dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjije ndaj bashkëshortes së vëllait.

Gjatë kontrollit në banesën e M.Përdoda, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga Policia e Lezhës dhe e Kurbinit, pas telefonatave për dhunë në familje, janë vënë në pranga shtetasit:

-Në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak”, njoftoi sot policia.

Ndërkohë në Kurbin, 48-vjeçari i identifikuar si G.Koprelli dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait.

“Në Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.