AKTUALITET, 29 Maj 2020, 09:03

Koronavirusi “futet” në Sarandë, konfirmohet rasti i parë

Koronavirusi “futet” në Sarandë, konfirmohet rasti i


Konfirmohet rasti i parë me Covid 19, në Sarandë.

“Panorama” raporton se bëhet fjalë për një shtetase ukrainase, e cila ka ardhur për pushime në Sarandë.

Prej shtatë muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.

Bluzat e bardha si dhe efektivët e policisë së Komisariatit Sarandë, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.

Saranda ka qenë një nga zonat më te qeta në gjithë këtë periudhë të ankthshme të koronavirusit në Shqipëri.