AKTUALITET, 28 Maj 2020, 23:33

Vendimi i Kushtetueses/ Reagon ambasada e SHBA-ve: Partitë politike të zbatojnë vendimin e Gjykatës

Vendimi i Kushtetueses/ Reagon ambasada e SHBA-ve: Partitë politike të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së re pas mocionit të votëbesimit. SHBA-të i kanë bërë thirrje klasës politike kosovare që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Deklaratë e SHBA-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi me votë unanime që vendi të mos shkojë në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por të hapet rruga për krijimin e qeverisë së re. Sipas këtij vendimi, kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, mund ta formojë qeverinë. Po ashtu u tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka shkelur kushtetutën.