TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lehtësimeve të bëra dhe rinisjes së shkollave, Koreja e Jugut ka bërë hapa pas në planin e masave për koronavirusin.
BBC shkruan se të enjten Koreja e Jugut raportoi 79 raste të reja brenda 24 orëve – numri i saj më i lartë në dy muaj.
Për pasojë, më shumë se 200 shkolla në të gjithë Korenë e Jugut janë të detyruar të kthehen në mësimdhënie online dhe te mbyllin klasat, vetëm pak dite, pasi nxënësit ishin rikthyer.
Shumica e shkollave të prekura ndodhen në një zonë jashtë Seulit e cila ka pasur rritje të infektimeve me koronavirus.
Koreja e Jugut përballoi një nga shpërthimet më të këqija të sëmundjes jashtë territorit të Kinës, por pati një kontroll të mirë nga plani, “gjurmim, testim dhe trajtim”.
Rregullat e distancës sociale u qetësuan dhe vendi po kthehej kryesisht në normalitet deri këtë javë, kur u rivendosen serish masa kufizuese.
Shkollat ishin duke u rihapur në faza në një proces që po vazhdon në mbarë vendin.