AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 16:47

Vendimi për Dritan Dajtin/ Policia në kërkim të gjyqtarit Petrit Aliaj, dyshohet se është larguar në...

Vendimi për Dritan Dajtin/ Policia në kërkim të gjyqtarit

Policia ka nisur kërkimet për Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Ky i fundit nuk është gjendur në banesë, ndërkohë që dyshimet janë se është larguar nga Shqipëria.

Policia dhe prokurorët në Krimet e Rënda sot në mëngjes kanë kryer kontrolle në banesat e gjyqtarëve të cilët morën vendimin për të lehtësuar dënimin e të burgosurit Dritan Dajti, i cili vrau 4 punonjës të policisë, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.