TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka propozuar ulje me 40% të pagës për një vit për gjyqtaren Suela Dashi.
Në hetimin disiplinor konstatohet se gjyqtarja ka kryer shkelje me dashje në rastet e mungesave të pajustifikuara, mosparaqitje kërkese për heqje dorë nga ndjekja e një çështjeje dhe mosrespektim apo zbatim i gabuar i vendimeve nga gjykata më të larta.
Mungesa e pajustifikuar në detyrë, për më shumë se tre ditë pune në vit;
Mosparaqitja e kërkesës për heqje dorë nga procedimi apo gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme sipas ligjit, nëse magjistrati ka dijeni ose duhet të kishte dijeni të rrethanave të tilla;
Mosrespektimi i rëndë ose i përsëritur i legjislacionit procedural e material ose zbatimi i gabuar i legjislacionit procedural dhe material, kur konstatohet nga një gjykatë më e lartë.
Në arsyetim, ILD thotë se s’ka rrethana që justifikojnë shkeljet, ndërsa përbën lehtësim fakti që ndaj Dashit s’ka masa disiplinore të mëparshme.