TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Prokurori i SPAK ka dorëzuar aplikimin e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Xholi ka kandiduar edhe më parë dy herë për drejtues të SPAK-ut dhe ka mbajtur postin e shefit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme.
Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më 1 gusht, në orën 00:00. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë.
Më pas, deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.
Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, përfundon në muajin dhjetor.