AKTUALITET, 28 July 2026, 21:11

Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, flakët neutralizohen para se të preknin godinën

wmremove-transformed (3).png

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme pranë Drejtorisë Arsimore të Fierit, duke shkaktuar alarm për shkak të afërsisë me godinën institucionale.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në pjesën e jashtme të drejtorisë dhe nuk ka pasur lidhje me ambientet e brendshme të godinës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, flakët janë neutralizuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit dhe duke shmangur dëmtimet në ambientet e brendshme të godinës.

Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.