BALLKAN, 16 September 2026, 22:55

“Vendimi i Hagës, shokues” - Edward P. Joseph: Serbia do ta përdorë për të diskretituar UÇK-në

Profesori i Johns Hopkins University, Edward P. Joseph, e ka cilësuar “shokues” vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilat dënuan me gjithsej 81 vite burgim ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në një intervistë për “War Report” në ABC News, Joseph u shpreh se Serbia mund ta përdorë këtë vendim për të diskredituar UÇK-në dhe veprimtarinë e saj.

Sipas tij, Serbia, së bashku me aleatët e saj, Rusinë dhe Kinën, do të përpiqet ta izolojë edhe më shumë Kosovën.

“Kjo gjë do të përdoret nga Serbia si mjet për të diskredituar UÇK-në, veprimtarinë e saj. Do të përdoret nga Rusia dhe Kina. Do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën. Ne kemi parë këtë muaj në Serbi, që është nderuar imazhi i këtij personazhi, kemi parë ceremoni, është përdorur gjuhë urrejtjeje në Beograd. Ne kemi dëshmuar se sa të gjata janë dëmet që janë dhënë. Dënimi nuk është i barabartë me dënimet që kanë marrë figurat serbe, që kanë kryer krime”, theksoi Joseph.

Deklaratat e tij vijnë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, vendim që ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.