BALLKAN, 16 September 2026, 14:54

Prekëse! Polici i Kosovës përlotet kur i vendosin flamurin kombëtar dhe të UÇK-së

Prekëse! Polici i Kosovës përlotet kur i vendosin flamurin

Pamje prekëse e tepër emocionuese vijnë nga Prishtina.

Një polic i Kosovës ka qarë, kur protestuesit i vendosin pranë flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të UÇK-së.

Ai dhe kolegët e tij ishin vendosur në mbrojtje të zyrave të UNMIK-ut, pas revoltës në Prishtinë.   

Me mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Kosovës dhe kanë protestuar kundër vendimit të Hagës.

Ish-komandantët e UÇK-së u dënuan në total me 81 vite burg.