AKTUALITET, 2 November 2026, 14:40

'Revolucion'/ Një grup protestuesish marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

'Revolucion'/ Një grup protestuesish marshojnë drejt

Një grup studentësh në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet 'revolucion' dhe ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, ata kërkojnë ndryshim të sistemit politik në Shqipëri.

Ndërkohë qindra efektivë Policie janë pozicionuar para Kryeministrisë, por edhe pranë institucioneve të tjera, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.