BALLKAN, 16 September 2026, 15:37

Protesta pas vendimit të ish-krerëve të UÇK, bllokohet hyrja në Prishtinë pas marshimit të qytetarëve

Protesta pas vendimit të ish-krerëve të UÇK, bllokohet

Hyrja në Prishtinë është bllokuar pasditen e së mërkurës, pasi qytetarë kanë marshuar në rrugë në shenjë reagimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët, të cilët kanë mbajtur edhe flamuj, janë pozicionuar pranë zyrave të EULEX-it në dalje të Prishtinës, ndërsa sipas raportimeve ata po refuzojnë ta lirojnë rrugën, pavarësisht kërkesave të Policisë së Kosovës.

Mediat në Kosova raportojnë se një person është i ndaluar.

Si pasojë e bllokimit të qarkullimit janë krijuar kolona të gjata automjetesh në magjistralen Pejë–Prishtinë, veçanërisht nga Komorani në drejtim të Fushë-Kosovës dhe Prishtinës.