BALLKAN, 16 September 2026, 21:57

“Jam i shokuar dhe i zemëruar" - Ish-komandanti i NATO-s: Nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë dënimin e krerëve të UÇK-së

Ish-komandant i NATO-s në Evropë, Wesley Clark tha sot se ajo që ka ndodhur në Kosovë në vitet 1997-1999 nuk duhet harruar nga bota.

“Kanë kaluar 27 vjet dhe disa prej atyre që janë në gjykatë e kanë harruar frikën e represionit të Millosheviçit mbi njerëzit e Kosovës. Unë e mbaj mend shumë qartë, në verën e vitit 1998, kur mbi 400 000 njerëz u spastruan nga fshatrat e tyre, ushtria që bënte lëvizje speciale taktike dhe eliminonte intelektualët, avokatët, profesorët. Shkonin atje për të plaçkitur shtëpitë dhe për të kryer krime të tmerrshme kundër njerëzve”, tha Clark.

“Sigurisht, njerëzit rezistuan kundrejt kësaj, por ndoshta sot pas 27 vitesh, duke parë çfarë ndodh edhe me pushtimin rus në Ukrainë, atë çfarë ndodh në Lindjen e Mesme, njerëzit harrojnë. Por, nuk është e njëjta gjë. Nga 1997 deri në 1999 ata nuk duhet ta harrojnë sepse ne duhet të formësojmë civilizimin e ri, për ruajtjen e të drejtave të njeriut, për atë që ka bërë Amerika edhe me deklaratën që e ka nënshkruar, dhe këtë njerëzit nuk duhet ta harrojnë”, shtoi ish-komandanti i NATO-s.

I pyetur për vendimin e Gjykatës së Hagës, e cila dënoi me gjithsej 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, Clark u shpreh i shokuar dhe i zemëruar.

“Unë e njoh Thaçin dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që kanë bërë luftën. Unë kam dëshmuar në gjyq kam thënë se çfarë kam parë dhe e dija se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe bashkëpunimin tonë me UÇK-së dhe nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi. Fatkeqësisht Gjykata e dha vendimin e vet dhe kjo do të jetë një rrugë e vështirë në të ardhmen”, u shpreh gjenerali Clark.

Clark shtoi se, “këto dëshmitë sekrete që edhe vetë nuk më treguan asnjë dëshmi nga prokuroria, nuk do të më bënin dhe që të ndryshonin mendimin tim. Unë jam takuar tre herë me Hashim Thaçin gjatë konfliktit dhe në Rambuje. Sigurisht e takova atë kur isha në Kosovë, por UÇK-ja dhe ajo çfarë po ndodhte atje ishte një rebelim kundër një regjimi autoritar dhe jo vetëm një regjim autoritar, por edhe shumë krime individuale të kryera nga serbë individualë përkundër fqinjëve të tyre shqiptarë. Dhe siç e kam shpjeguar dhe në gjykatë edhe sot kishte me shumë emocion me njerëz që kishin njohur njëri-tjetrin dhe shqiptarët u ndjen të tradhtuar nga fqinjët e tyre serbë që kishin jetuar një jetë së bashku, por sigurisht që ishin ndjesi të forta dhe këtë mendova se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe, si për ata të cilët ë që ishin mbi lumin Ibër që i shtyn shqiptarët më poshtë. Pra kam patur shqetësime për më tej, por nuk mund të thosha që Thaçi ishte dikush që të mund të dënohej për krime lufte”.