AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 21:50

Sherr me shokët, vritet me thikë 13-vjeçari

Sherr me shokët, vritet me thikë 13-vjeçari
Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e nje adoleshneti mbrëmjen e sotme:

“Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit. Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer”, njoftoi Policia.