AKTUALITET, 9 Maj 2020, 17:12

Veliaj tregon përse duhen gazetarët në UKT: Me ju shpjegu' histerikëve që uji del i kulluar nga Bovilla!

Veliaj tregon përse duhen gazetarët në UKT: Me ju shpjegu'

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka qenë sot për vizitë në Bovillë bashkë me drejtorin e UKT-të, Redi Molla, ku ka folur për një numër çështjesh, që nga cilësia e ujit, gazetarët në UKT, Teatri dhe problemet e Partisë Demokratike.

Mes gjithë këtyre temave, Veliaj gjeti edhe momentin, për të mbrojtur sërish punësimin e gazetareve në UKT.

Ai tha se njerëzit e medias, duhen në këtë ndërmarrje, për të shpjeguar cilësinë e ujit, që është jashtëzakonisht "i kulluar" dhe "perfek"t nga Bovilla, por kontaminohet nëpër depozita... Kjo sipas Veliajt, duhet shpjeguar nga gazetarët, që duhet të shërbejnë në UKT.

Njerëzit që nuk e kuptojnë këtë gjetje të madhe komunikimi, Lali Eri i quajti "histerikë".

Ndërkohë, nuk dihet se kush do të punësohet tashmë në UKT, për të na shpjeguar se sa i kulluar është uji i Bovillës, pasi Mira Kazhani, që e mbante dhe ushtronte këtë detyrë, dha dorëheqjen, pas reagimeve të ashpra nga publiku.

Një nga gjërat që duhen shpjeguar më shumë,  dhe me ju shpjegu' dhe atyre histerikëve, se një nga arsyet pse duhen edhe njerëzit e mediave në Ujësjellës, me ju shpjegu' këto gjëra. Uji këtu del i kulluar, në momentin që shkon në një depozitë që t'i se ke pastruar, administratori i pallatit nuk ka bërë detyrën, apo pallati nuk ka administrator, uji të kontaminohet në depozitë, sepse në momentin që këtu bën trajtimin më modern që përdor gjithë bota, uji del perfekt. Një pjesë është edhe tubacioni i vjetër nëpër lagje”, tha Veliaj.

/TPZ.al/