AKTUALITET, 11 Maj 2020, 17:03

Veliaj sulmon ashpër Bashën: Gjobvënës, banon në kompleksin e atij që i vuri gjobë!

Veliaj sulmon ashpër Bashën: Gjobvënës, banon në

Kryebashkiaku Erion Veliaj, tashmë që ka marrë nën dorëzim Teatrin Kombëtar për ta shembur, ka rikthyer retorikën e ashpër dhe akuzat ndaj opozitës dhe gjithëkujt që kërkon që godina e Teatrit të mos shembet.

Në një intervsitë për "Syri TV", Veliaj tha se Teatri Kombëtar do të shembet dhe se do të ndërtohet një teatër i ri me kredi.

Veliaj sulmoi ashpër kreun e opozitës, duke e quajtur atë një gjobvënës, që u strehua tek kompleksi i një biznesmeni të cilit, sipas Veliajt, i ka vënë gjobë.

“Opozita është gjobvënëse, ndyrshe nuk do të banonte kryetari i opozitës tek ai që i vuri gjobë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i referohet faktit se Lulzim Basha është shpërngulur në kompleksin e ndërtuar nga biznemeni Papuli, të cilin Partia Demokratike e ka akuzuar si oligark të lidhur me Edi Ramën.

Veliaj tha gjithashtu se opozita do të dështojë me Teatrin, "siç bëri tek Astiri". Në fakt, kryebashkiku e ka përmendur shumë herë Astirin, një histori e errët e cila u shenjua nga tentativa për të përvetësuar 30 milionë euro nga kompania fantazmë, DH Albania, aferë për të cilën ende askush nuk është përballur me drejtësinë.

Çuditërisht, opozita nuk i përgjigjet Veliajt, kur ky i fundit përmend Astirin dhe rindërtimin e Unazës së Madhe.

/TPZ.al/