TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë për “Edicioni i Pasdites” në Syri TV, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar planet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri, ngjarje që kontestohet nga aktivistë, qytetarë dhe organizata e njohur "Europa Nostra".
Veliaj tha se Teatri do të ndërtohet me kredi, sepse Bashkia nuk i ka paratë. Ndërkohë që aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, pretendojnë se Shqipëria mund të aplikojë për fonde për restaurimin e teatrit aktual, gjë që do të ruante godinën dhe nuk do të sillte kosto për qytetarët.
“Për sa kohë Bashkia e Tiranës do të financojë teatrin e ri, fillimisht duhet ti kalojë prona që të bëjë investimin”, shtoi kryebashkiaku i Tiranës.
“Do ta bëjmë me kredi, jo me buxhetin e shtetit. Nuk i kemi paratë në arkë për këtë projekt. Hip se të vrava, zbrit se të vrara. Keq kur e bën publiku, keq kur e bën privati. Nevoja për një teatër kombëtar është e pashmangshme. Në momentin që nuk ke paratë në buxhet, i merr kredi. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Plani a ishte ta bëjmë me paratë e tjetrit, ra. Plani b, do e bëjmë me kredi”, deklaroi Veliaj.