AKTUALITET, 11 Maj 2020, 14:47

Përplasen dy makina tek “Rruga e Kavajës”, plagoset një grua dhe foshnja e saj

Përplasen dy makina tek “Rruga e Kavajës”, plagoset


Dy mjete janë përplasur tek rruga e Kavajës në Tiranë, duke shkaktuar plagosjen e një gruaje dhe foshnjës së saj.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:40, dy personat e plagosur janë dërguar për mjekim në spital, ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Një aksident ka ndodhur sot pak pas mesditës në Tiranë, ku kanë mbetur të lënduar një grua dhe foshnja e saj. Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, në rrugën e ‘Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin J.M., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasja A.R dhe foshnja e saj të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/TPZ.AL