AKTUALITET, 11 Maj 2020, 16:35

I dërguari special i BE-së, Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë nuk është në axhendë

I dërguari special i BE-së, Lajçak: Shkëmbimi i

I dërguari special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, ka siguruar Kosovën se nuk është në axhendë një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve dhe nuk do të ketë pasi duhet një marrëveshje që qetëson situatën.

Kemi parë një reagim shumë të fuqishëm negativ ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve në Kosovë, në vendet e tjera në rajon dhe në vendet e BE-së. Kjo më dërgon te përfundimi se ajo nuk është në axhendë dhe as nuk duhet të jetë në axhendë”, theksoi Lajçak.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, nuk e kishte përjashtuar plotësisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve më herët gjatë kësaj jave. Ai tha për mediat kosovare se marrëveshja dhe përmbajtja e saj janë përgjegjësi e dy vendeve dhe se BE-ja nuk mund të përcaktojë asgjë. Borrell ka theksuar se BE-ja është duke e synuar një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme, tha Lajçak.

Na duhet një marrëveshje që e qetëson situatën”, tha përfaqësuesi special i BE-së dhe ish-ministri i jashtëm sllovak. Reagimet ndaj idesë së një shkëmbimi të territoreve do të dëshmonin shumë qartë se kjo do ta sillte saktësisht të kundërtën, shtoi ai.