TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë rinisur protestat në rajonin gjysmautonom kinez Hong-Kong, pas ndërprerjes katër mujore për shkak të koronavirusit.
Mijëra qytetarë zhvilluan protesta antiqeveritare që vitin e kaluar të cilat zgjatën për muaj me radhë.
Përleshjet u nxitën të dielën nga vendimi i autoriteteve për të refuzuar kërkesën për një marshim qytetar me rastin e “Ditës së Nënës”.
Protestuesit kërkojnë më shumë pavarësi dhe demokraci në rajonin gjysmautonom kinez, ata e zhvendosën protestën në qendra të ndryshme tregtare, duke thirrur slogane e duke kënduar himnin e lëvizjes antiqeveritare.
Me qindra oficerë të policisë u përpoqën t'i japin fund organizimit të paligjshëm duke lëshuar gaz lotues, ndërsa disa protestues dhanë arsyet e tubimit.
"Në mesin e koronavirusit, qeveria ka kufizuar të drejtën e organizimit të njerëzve duke i vënë fre njëkohësisht si lirisë për tubime, edhe aktiviteteve fetare, çka shkel rëndë të drejtat e njeriut.
Policia duhet të na mbrojë ne dhe shoqërinë, ndërkohë që po bëjnë të kundërtën. Kjo na prek ne dhe të drejtat e përditshme themelore tonat. Ne kërkojmë më shumë pavarësi nga Kina,”- deklaruan protestuesit.
/TPZ.AL