TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ramush Haradinaj ka deklaruar në një intervistë për Ora News se është gabim i madh mbyllja e kufijve Kosovë-Shqipëri gjatë kësaj periudhe.
Sa i përket konfliktit me Edi Ramën, për miratimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, Ramush Haradinaj u shpreh se është përpjekur që të rregullojë marrëveshjen me të.
“Mungesa e komunikimit Kosovë – Shqipëri dhe mbyllja e kufirit mendoj se është panik. Masat e ndërmarra kanë qenë masa paniku nga ana e qeverive tona.
Ne duhet të komunikonim jo vetëm në aspektin shëndetësor, por edhe në atë arsimor apo sfera të tjera të jetës. Unë kam pasur komunikim me presidentin Meta, kam përcjellë gjendjen. Është gabim një lloj mungese komunikimi për këtë.
Ne kemi pasur një konflikt me kryeministrin Rama sa i takon një teme të vetme, mënyra e arritjes së një marrëveshje për njohjen reciproke. Unë kam qenë i vendosur që për arritjen e një marrëveshje me Serbinë mos cënohen territoret.
Me kryeministrin Rama kemi pasur këtë thyerje, por jam përpjekur të kompensoj. Unë shpreh respektin vëllazëror për të gjithë komunitetin shqiptar.
Jam habitur me mbylljen e kufirit Kosovë- Shqipëri, ndoshta nuk kishte pse të mbyllej plotësisht.
Po flas për njerëzit se qarkullimi I mallrave është lejuar. Shoferë nga skaje të botës kanë ardhur në Kosovë e nga Kosova në Shqipëri.
Është tepruar me këtë ndalesë. Ka dhe ndalesa të tjera të palogjikshme, por duhet të mësojmë nga kjo përvojë për të ardhmen,” u shpreh Haradinaji.