TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka organizuar një dëgjesë publike me arkitektë dhe urbanistë, për shembjen e Teatrit Komëtar dhe ndërtimin e një teatri të shoqëruar nga kullat. Veliaj ofendoi protestuesit që janë kundër këtij projekti duke thënë se ata janë "mitomanë" dhe "një cirk shëtitës".
“Unë jam akoma në gjyq, me disa nga këta personazhet që i bashkohen çdo proteste. Po të shikosh, është I njëjti grup, grupi i këndit të lodrave, ka uzurpuar dhe teatrin, tjetër gjë që faturën e paguan një parti politike për LED-in dhe foninë. Është i njëjti grup, ekziton një cirk shëtitës, mitomanësh, në Shqipëri, të cilët, në çdo event thonë se janë shoqëria civile. Po prit, se janë 40 mijë organizata, ti je vetëm tre. Edhe për plehrat, edhe për qentë, edhe për lodrat, edhe për bulevardin, edhe për asbestin te pazari i ri, kështu që është shumë e rëndësishmë të dallojmë çfarë është muzikë dhe çfarë është zhurmë.”
Ndaj këtij komenti, ka reaguar aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi, duke thënë se Veliaj dhe Rama nuk e pranojnë mendimin ndryshe, dhe denigrojnë e fyejnë çdokënd që shpreh mendim ndryshe.
"Denigrohet Robert Ndrenika sepse mendon ndryshe, denigrohet Mirush Kabashi... etj etj vetem pse mendojne ndryshe.... nderkohe puna e tyre flet sa 1 milion fjale.. denigrimi ndaj tyre eshte ne perpjestim te zhdrejte me fisnikerine e mendimit te tyre.. denigrim harbut i nje shteti qe shqyen idhujt e tij..
Nderkohe tani kryebashkiaku i Tiranes.. akuzon aktivistet civile qe jane kunder aferes se Teatrit.. . si Cirk Shetites.. Rama thote sharlatane.... une nuk di asnje shtet demokratik qe GUXON te fyeje publikisht ata qe mendojne ndryshe...
Te neveritshem. !!!"
/TPZ.AL/
