AKTUALITET, 18 Qershor 2018, 11:56

Rama kritik me deputetët e PS: Mos u merrni me punësime me SMS, të funksionojnë konkurset

Rama kritik me deputetët e PS: Mos u merrni me punësime me SMS,

Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e grupit dhe janë mësuar detaje nga mesazhet që ka dhënë Rama deputetëve.

Sipas informacioneve Edi Rama ka qenë kritik me deputetët dhe iu ka kërkuar që të mos punësojnë njerëz me SMS, por të shkojnë pranë qytetarëve dhe halleve të tyre.

Zgjedhjet ne administrate duhet të behën përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Shpërndahuni nëpër zona sa më pranë qytetareve. Ata kane halle, pse nuk jeni pranë tyre. Bëni kujdes me qytetarët”, – mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen e grupit.