AKTUALITET, 18 Qershor 2018, 10:18

‘Oj nanë, ç’bëra unë’ çfarë tha Violeta pasi vrau me 4 plumba burrin e saj në Milot

‘Oj nanë, ç’bëra unë’ çfarë

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm dhe tronditi mbarë opinionin publik, gruaja nxjerr armën dhe qëllon 4 plumba mbi trupin e bashkëshortit.

Violeta Donaj vrau mëngjesin e të dielës bashkëshortin 42 vjeçar Kujtim Donaj në tregun e Milotit, në tezgën ku burrë e grua shisnin për të mbajtur frymën gjallë.

Çifti ka debatuar fillimisht kur papritmas 35 vjeçarja ka nxjerrë një armë dhe ka lënë të vdekur burrin e saj dhe jetimë dy fëmijët që kishte me të.

Violeta u arrestua menjëherë pas krimit. Gruaja qante dhe të pakta ishin fjalët që i dolën nga goja.

“Oj nanë, ç’bëra unë”- thotë Violeta para se policia ta fusë në makinë.