AKTUALITET, 18 Qershor 2018, 10:59

“Teatri”/ Veliaj: Ne u besojmë aktorëve për artin, ata të dëgjojnë arkitektët për infrastrukturën

“Teatri”/ Veliaj: Ne u besojmë aktorëve për artin,

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, po zhvillon një dëgjesë  me artitektë dhe urbanistë, lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri të shoqëruar nga kullat. Në dëgjesën e Veliajt, kanë parakaluar kryesisht zyrtarë të cilët identifikuan problemet e teatrit.

“Teatri është në gjendje skandaloze”, tha inxhinieri Hysenlliu nga Instituti i Ndërtimit. Pas kësaj Veliaj u shpreh se këtë duhet t'ua thotë edhe komunitetit të artistëve, të cilët nuk kanë njohuri të mjaftueshme nga arkitektura dhe urbanistika.

"Po flasim për një arkitekt yll, që ka vënë firmën e vetë në disa nga ndërtimet më të mira në botë. Pse po ndodh tani?

Siç e kërkon legjislacioni shqiptar, siç ka ndodhur me parlamentin dhe të tjerat. Të hapim një negociatë. Bashkia të jetë pala që e merr në shqyrtim. Pasi të kalojë kjo fazë, kalojmë aty ku mund të negociojmë. Kemi ulur tonet. Kjo do të thotë që është mëse normale që ne të flasim, t’i largohemi vulgaritetit. Duhet të kemi teatër të ri, por si do ta kemi? Sa dhoma do të jenë? Këto janë detaje që janë pjesë e një negocimi."