TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dëgjesës me artistë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbledhur në një takim inxhinierë, arkitektë, zjarrfikës etj për të folur për kushtet e godinës së Teatrit Kombëtar. Që në fillim të takimit ka folur Agron Hysenlliu, drejtues i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, institucion që ka bërë një ekspertizë të godinës në aspektin arkitektonik, konstruksionin, kushtet higjino-sanitare, ngrohje-ventilim, sistemin elektrik etj.
“Sa i përket qëndrueshmërisë së objektit është imediate që, ose duhet të vihet dorë, ose të largohemi nga ky objekt. Drejtorit të Teatrit i kemi thënë që duhet të ndërpresë aktivitetin. Grupi i ekspertizës ka dalë në përfundimin se objekti është i papranueshëm. Kushtet higjieno-sanitare janë skandaloze. Nuk ka raport të kryerjes së shërbimeve në raport me popullatën. është vetëm një banjo për 600 veta, madje banjo në katin e dytë është alla turka.
Në tetaër mund të vriten njerëzit se nuk kanë ku të dalin në rast zjarri. Janë bllokuar dyert. Sistemi i zjarrit është emergjent. Duheshin sisteme zjarri për fikjen e menjëhershme, por këto mungojnë totalisht. Ne e kemi nxjerrë një realacion teknik sipas të cilit pjesa e drejtorisë së teatrit duhet të veprojë. Konkluzionet janë se godina është e pabanueshme. Duhet të pezullohet aktiviteti. Këmi bërë punë tonë, të pandikuar nga kakofonitë, por e rëndësishme është që ta them se aty nuk duhet të ndodhë asnjë aktivitet, se pasojat mund të jenë të paparashikueshme. Ai si instiucion duhet të rrafshohet dhe të konceptohet me kushte e sotmë, një objekt social kulturor i bërë për teatër. Rikonstuksioni duhet bërë në 90% të tij kolloncinat janë si ato të rrushit me një hekur në mes” u shpreh përfaqësuesi i Institutit të Ndërtimit.
Pas kësaj fjale, ka ndërhyrë Erion Veliaj, që i ka kërkuar inxhinierit që të njëjtat fjalë t’ia thotë edhe artistëve në një dëgjesë të dytë, pasi fjalët e tij politizohen vazhdimisht.