TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në ambientet e Universitetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet, ku disa studentë kishin zgjedhur ta prisnin me pankarta në duar, për ta ironizuar në lidhje me kullat që pritet të ndërtohen në Tiranë.
Kryetari i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Collaku, në profilin e tij ka publikuar fotot dhe shkruan:
“Studentet e inxhinjerise sot,kryetarit te bashkise. “Rrofsh per pemet..Kulla tu befshin”…”.
Kryebashkiaku Veliaj, teksa i është përgjigjur akuzave që janë bërë për lejet për ndërtimin e kullave në Tiranë, në një emision televiziv është shprehur se për shkak të hapësirës të pakët që ka në kryeqytet, është më mirë të ketë ndërtesa të larta.
