TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rama ka sulmuar PD-në dhe ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri, teksa u pyet nga një gazetar lidhur me skepticizmin e Gjermanisë dhe kërkesat e disa deputetëve gjermanë për rastin Tahiri.
A do ndikojnë kërkesat e deputetëve gjermanë për ish-ministrin Tahiri në proces. Pasi Gjermania është shprehur skeptike për zgjerimin e BE-së.?
“Meqë Federica e mbylli me Ferrarin unë po e filloj me Mercedezin. Gjermania nuk është vend skeptik, por vend kampion i projektit të Evropës së bashkuar dhe kancelarja gjermane është në krye të një procesi ku jorastësisht ka marrë liderhsipin për një raport të ri me Ballkanin perëndimor. Në Gjermani ka persona dhe forca politike që janë kundër zgjerimit. Në koalicionin gjerman ka individë që janë pranë PD-së dhe që janë kundër zgjerimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE dhe që ushqehen politikisht më këto çështje. Në procesin e Tahirit, Kuvendi ka zbatuar gjithçka Komisioni i Venecias ka nënvizuar për këto raste. Presim që prokuroria të kthehet me të paktën 1 provë, jo 10 por 1. Krimet e Rënda janë shumë larg ndërhyrjes dhe ndikimit të politikës.”