TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kudo që shkon, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mban me vete edhe një fotograf profesionist, i cili kap momentet që publikohen më pas në rrjetet sociale. Kjo konfirmohet nga Veliaj, i cili tregon se fotografi e shoqëron edhe rrugës për në punë.
“Përqafime falas, rrugës për në punë! Tashmë është zyrtare, Tirana është shtëpia e 130+ kombësive që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në kryeqytetin shqiptar. Gjithashtu, shtëpia e 1 milion përqafimeve”, shkruan kryebashkiaku.
Kujtojmë se Veliaj nuk pranon asnjëherë që të vendoset përballë kamerave dhe gazetarëve, vetëm në rastet kur ata janë punonjës të bashkisë.
