AKTUALITET, 26 Mars 2019, 12:26

Banda e fajdeve, ish-prefektit i ndalohet largimi jashtë vendit. Ja çfarë u vendos për dy djemtë e tij

Banda e fajdeve, ish-prefektit i ndalohet largimi jashtë vendit. Ja

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit Paulin Radovani.

Ndërkohë që ka caktuar “detyrim paraqitje” për ish-prefektin, duke i ndaluar largimin jashtë vendit.

Prokuroria ka nisur një hetim kryesisht për dy djemtë dhe ish prefektin me akuzën për mashtrim.

Ish-prefekti bëri një denoncim ndaj 22 personave teksa 12 prej tyre u arrestuan dhe tre të tjerë janë në kërkim ndërsa të tjerët kanë masa më të lehta.

Denoncimi u bë pasi 12 të arrestuarit sipas ish-prefektit kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve të tij, ndërsa disa të tjerë kanë luajtur rolin e garantit duke marrë para për llogari të dy djemve të ish prefektit.

Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht por gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Hetimi vazhdon për këtë çështje. Shuma e borxhit në total e familjes Radovani në 3 vitet e fundit mendohet rreth 13 milion euro.