AKTUALITET, 26 Mars 2019, 14:30

LAJM I FUNDIT/ Grabitet argjendaria në Gjirokastër, autorët kërcënuan me armë pronarin

LAJM I FUNDIT/ Grabitet argjendaria në Gjirokastër, autorët

Pak minuta më parë është vjedhur një argjendari në qendër të qytetit të Gjirokastrës, në lagjen e ‘18 Shtatorit.’

Mësohet se autorët kanë qenë me maska, dhe e kanë kryer grabitjen nën kërcënimin e armës.

Nuk dihet ende sasia e parave që janë marrë në dyqan, apo nëse grabitësit kanë synuar bizhuteritë me vlerë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbuluar autorët e grabitjes.