AKTUALITET, 26 Mars 2019, 11:55

Paloka krahason Panuçin me Ramën: Arrogant, kur si pëlqen e vërteta të hedh në gjyq

Paloka krahason Panuçin me Ramën: Arrogant, kur si pëlqen e

Pas shkarkimit të Panuçit, ka reaguar edhe ish-deputeti Edi Paloka. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai ka krahasur ish-trajnerin e Kombëtares me Edi Ramën, që vetëm shajnë, bërtasin dhe hedhin në gjyq kur nuk iu pëlqen e vërteta.

Statusi i Edi Palokës:

Ishte bere Panuci si Rama!

Nje milioner qe nuk bente asnje pune, vazhdonte te merrte leket e shqiptareve e vetem bertiste kunder te gjitheve.

Arrogant dhe hakmarres. Nuk pranonte asnje faj po per cdo deshtim te tij akuzonte te tjeret; nje here e kishin fajin lojtaret e heren tjeter gazetaret.

Ata qe i thonin te vertetat ne sy, i hidhte ne gjyq per shpifje.

Cdo ndeshje e tij ishte nje deshtim dhe nje “skandal” me vete, po ai nuk pranonte te jepte doreheqje ; “ kam kontrate te firmosur e do qendroj deri ne fund te mandatit “-thonte dhe ai.

Me ne fund Panucin e shkarkuan dhe mbreme kombetarja , qe kishte 10 ndeshje pa bere asnje gol, fitoi 3-0 …

Panuci iku dhe Shqiperia fitoi. Ate e shkarkoi Federata, ja prishi kontraten.

Ramen do e shkarkoje populli…

Rama VAFANCULO