AKTUALITET, 26 Mars 2019, 13:31

E FUNDIT/ Grabitën miliona euro, gjykata dënon me 107 vite burg bandën e grabitësve (EMRAT)

E FUNDIT/ Grabitën miliona euro, gjykata dënon me 107 vite burg

Prokuroria për Krime të Rënda ka përcjellë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për t‘u gjykuar çështjen penale me numër nr. 63/1 e viti 2017 kundër të pandehurve:

1. Admir Nikaj (Murataj) – I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

2. Dash Kupa, 3. Ernest Kupa, 4. Neim Avdulaj, 5. Ditjon Memlika, 6. Admir Çerpja, – Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (për episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

3. Fatjon Xhyliu – I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

4. Dritan Sinani, 9. Aleksandër Murataj – Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në përfundim të Gjykimit, më datë 25.03.2019 në seancën e djeshme gjyqësore Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka deklaruar fajtor të pandehurin Dash Kupa për të gjitha akuzat e ngritura nga organi i akuzës duke e dënuar përfundimisht me 27 vjet burgim, Ernest Kupën me 26 vjet burgim, Neim Avdylaj me 26 vjet burgim, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja (bashkëpunëtorë të drejtësisë) me 8 vjet e gjashtë muaj, Fatjon Xhyliu me 21 vjet burgim, Dritan Sinani me 20 vjet burgim dhe Aleksandër Murataj me 19 vjet burgim.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar secilës prej masave të dënimit i zbritet një e treta.