TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Libri i Michelle Obama, ‘Becoming’, është drejt rrugës për tu bërë një autobiografi me sukses të madh në historinë e botimeve, duke shitur deri tani më shumë se 10 milion kopje.
Lajmin e bën të ditur Bertelsmann, shoqëria e cila drejton shtëpinë botuese Penguin Random House.
‘Besojmë që autobiografia mund të bëhet një nga më të suksesshmet në histori’ pranon Thomas Rabe, administrator i deleguar i Bertelsmann.
Parashikimi vjen me publikimin e rezultateve vjetore të Bertelsmann, e cila e mbylli 2018 me të ardhura deri në 17.7 miliard euro, niveli më i lartë nga 2007 pikërisht falë ‘Becoming’.