TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ndeshjes së fituar 0-3 nga ana e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Andorras, mediat vendase kanë bërë një përmbledhje të sfidës. Në to thuhej se Shqipëria e dominoi takimin dhe përfitoi mjaft mirë në dy rastet që Andorra gaboi, duke shënuar me anë të Armando Sadikut dhe Bekim Balaj. Ndërkohë që mediat e Andorrës, nuk kanë lënë pa përmendur edhe paraqitjen e mirë nga ana e Uzunit.
Por, ajo çka ka bërë më shumë përshtypje ishte komenti për golin e tretë të pësuar, teksa faji ka rënë mbi arbitrin kryesor. Sipas “El Periodic”, gjyqtari slloven i ndeshjes akordoi një faull në kohën shtesë të pjesës së dytë nga ku erdhi dhe goli i tretë i Abrashit, teksa pretendohet se arbitri mund ta kishte kursyer pasi faulli nuk ishte plotësisht i merituar dhe për më tepër koha shtesë ishte në skadencë.
“Andorra pagoi shtrenjtë dy gabime të mëdha dhe Abrashi mbylli ndeshjen në mënyrë të padrejtë në sekondat e fundit pasi arbitri akordoi një faull të panevojshëm kur ndeshja duhej të kishte përfunduar ”, thuhej në median vendase.